Gjilan, 11 persona të infektuar janë drejt shërimit të plotë

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar se 11 persona të prekur me Coronavirus nga fshati Vrapqiq i Gjilanit, janë drejt shërimit të plotë.

Ismajli tregon se sipas analizave të fundit të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të gjithë të prekurit janë ritestuar dhe për të dytën herë kanë dalë negativ.

“Të dashur qytetarë, Lajmi më i mirë i ditës është se nga analizat e fundit të dala nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, të prekurit nga Vrapqiqi, janë në shërim të plotë. Nga rezultati i të prekurve, të gjithë prekurit janë ritestuar dhe përherë të dytë janë dalur negativ. Kjo po na bënë edhe më të vullnetshëm në luftën e përbashkët që po e bëjmë. Po shkojmë nga Vrapqiqi, i cili u konsiderua si një vatër e rrezikshme, në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të plota, këta të prekur po shkojnë drejtë shërimit të drejtpërdrejtë”, njofton Ismajli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme