Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar 13 persona në fshatin Isniq të Deçanit, të dyshuar për organizim të bixhozit të kundërligjshëm dhe skema piramidale.
Gjatë bastisjes, janë sekuestruar rreth 17 mijë euro para të gatshme, një armë zjarri, shufra metalike, thika dhe prova të tjera materiale.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria pritet të kërkojë masa për sigurimin e tyre në procedurë penale.