Njësitet policore në mbështetje të Doganës së Kosovës njoftojnë se kanë kontrolluar 32 lokacione të ndryshme në komunat Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë, me ç’rast kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në stacionin policor 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri, dy automjete, rreth 1640 kilogramë duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit.
Nuk raportohet për ndonjë incident.