Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar dy femra dhe tre meshkuj në fshatin Gerlicë të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur me 3 janar rreth orës 00:30.
Ata janë arrestuar pasi ata kanë penguar gjatë punës dhe më pas kanë kanosur zyrtarët policor dhe inspektorin e AVUK-ut.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.