Arrestohen 3 shqiptarë me çanta me drogë në drejtim të Greqisë

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion anti-drogë në kufi me Shqipërinë.

Në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49-vjeç. Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg, 530 gram marijuanë.

Gjithashtu nga verifikimi në sistemi rezulton se të 3 shqiptarët rezultojë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.

23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët. 36- vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe 49- vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme