Policia italiane ka kapur në Shqipëri 65 persona që ishin në kërkim gjatë vitit 2021

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Policia Italiane e Shtetit raporton bilancin e vitit 2021 e Shqipëria është vendi ku është kapur numri më i lartë i personave të kërkuar nga drejtësia italiane.

Ndër sukseset këtij viti renditet dhe arrestimin e terroristit shqiptar Endri Elezi.

Në raportin e këtij fundviti, Policia italiane informon se gjatë 2021 janë arrestuar 1343 persona të kërkuar nga drejtësia e të identifikuar në 51 shtete. 705 prej tyre ishin aktivë në aktivitetin e tyre kriminal.

Në nivel ekstrakomunitar Shqipëria është vendi që ka shënuar numrin më të lartë të personave të vënë në pranga nga autoritetet policore italiane.

Janë 65 personave të shpallur në kërkim që janë gjetur e arrestuar në Shqipëri.

Ndërsa në nivel komunitar numri më i lartë i personave të kërkuar janë kapur në Rumani në 16.2% të rasteve e në Spanjë në 13.9% të tyre.

Ndër operacionet e suksesshme të Policisë italiane në një vëmendje të lartë mediatike pati arrestimi i shqiptarit Endri Elezi, lindur më 10 qershor 1992 në Shqipëri.

I akuzuar si furnizuesi me armë i atentatit terrorist të Nizza-s më korrik 2016, Elezi u kap Salerno të Italisë ku ishte transferuar e jetonte prej muajsh e punonte në bujqësi.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet franceze, i identifikuar si personi që ka pajisur me armë terroristin e Nizza-s, të cilët i ka shitur një kallashnikov AK 47 e një pistoletë gjysmë automatike. Ky atentat shkaktoi 86 viktima e 306 të plagosur. 

Në maj të 2021, 28-vjeçari shqiptari, Endri Elezi u ekstradua në Francë.

“Viti 2021 ka shënuar një rritje të lehtë të krimve në krahasim me 2020 e preokupues në Itali është krimi informatik me 30.5% më shumë të rasteve se sa një vit më parë”, thekson ky raport. Më emblematiku mbetet mashtrimi online.

Gjatë këtij viti në mbyllje, në Itali janë regjistruar 289 vrasje, 4 më shumë se një vit më parë e janë 116 gra viktima të fenomenit të feminicidios.

Ndërsa janë identifikuar 156 akte kërcënuese ndaj gazetarëve, 74 prej të cilëve përmes rrjeteve sociale e 21% më shumë se sa gjatë viti 2020.

Të ngjashme