Imami Maliqi: Legalizmi i kanabisit për përdorime medicinale nuk bie ndesh me mësimet e fesë islame

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Sipas Ramës 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ideja e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor është shtruar tashmë edhe në Kosovë.

Imami Labinot Maliqi në “Debat Plus”  ka thënë se kanabisi futet në llojin e pikëve që i shkakton dëm trupit të njeriut dhe sipas tij është e ndaluar.

“Sipas studiuesve, tymi i marihuanës ka më shumë substanca kancerogjene se vet tymi i duhanit. Një studim madje thotë se një thithje e vetme e kanabisit sjell më shumë dëme në mushkëri se 5 cigare të thithura njëra pas tjetrës. Pra çdo gjë që i bën dëm trupit të njeriut është e ndaluar që të konsumohet”.

Imami thotë se nuk ka dyshime se kanabisi i papërpunuar nuk ka dyshim se është i ndaluar sipas fesë islame.

“Përdorimi i kanabisit të përpunuar është tjetër çështje. Legalizmi i kanabisit për studime dhe mjekime medicinale nuk bie ndesh me mësimet e fesë”.

Ai thotë se në kohën e pejgamberit Muhamed, bima e kanabisit nuk ka qenë e përhapur dhe sipas tij ajo u përhap në disa vende të Lindjes së Mesme.

“Puna është te çështja e dehjes. Kanabisi bën dehjen e një pjesë të trurit në analogji me alkoolin.

Në bazë të fjalëve të profetit Muhamed ne mund të bëjmë analogji të fenomeve.

“Ajo që të deh më shumicë, edhe pakica e saj është e ndaluar”, deklaroi tutje Imami Labinot Maliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme