Arrestohen 4 azilkërkues në Magurë të Lipjanit

Lipjan | 20 Jan 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Magurë të Lipjanit dje janë arrestuar katër persona të dyshuar, shtetas të huaj azilkërkues, të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë.

Gjatë përpjekjeve për mos t’i lejuar të dyshuarit të  futen brenda në qendër, janë lënduar pesë zyrtarë policor. Si pasojë e rastit, zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti  vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme