Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në vendkalimin në Han të Elezit.
Policia e Kosovës përmes raportit njëzet e katër orë ka bërë të ditur se të dyshuarit shtetas të huaj nuk i kanë zbatuar urdhrat e personave zyrtar policit dhe doganierit.
Në raport thuhet gjithashtu se të dyshuarit janë arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.
“SPK. Hani i Elezit 05.10.2019-19:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj të cilët në vendkalimin kufitar nuk i kishin zbatuar urdhrat e personave zyrtar policit dhe doganierit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së