Arrestohen 6 serbë që provokonin kalimtarët dhe sulmuan policinë

Prishtinë | 23 Qer 2016 | 13:21 | Nga

Gjashtë shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën pasdite në afërsi të fshatit Ramun të Pejës, pasi ata kanë sulmuar fizikisht policët e trafikut rajonal të Pejës, derisa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Këto arrestime janë konfirmuar të martën nga Policia e Kosovës në raportin ditor të ngjarjeve brenda 24 orëve.

“Më 20 qershor, rreth orës 14:40, njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndalur veturën “Audi” me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull serb, shtetas i Serbisë, së bashku me pesë pasagjerë po ashtu të dyshuar, meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të dyshuarit nën ndikimin e alkoolit kanë fyer zyrtarët policorë e më pas i kanë sulmuar. Si pasojë e sulmit katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Të ngjashme