Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, nga nenet 307 dhe 339 të KPRK, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor.
Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.
Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:
· R. D. lindur me 1998 kosovar/shqiptar
· F. XH. lindur me 1996 kosovar/shqiptar
· E. A. lindur me 1991 kosovar/shqiptar
· SH. J. lindur me 1987 kosovar/shqiptar
· SH. J. lindur me 1990 kosovar/shqiptar
· O. Z. lindur me 1995 kosovar/shqiptar
· V. H. lindur me 1981 kosovar/shqiptar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
1 pajisje për klonim të kartelave bankare
27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara
6 kompjuterë
11 telefona celularë
9 lap top
1 IPAD
7 USB
1 DVR
4 armë kalibrash të ndryshme
37 fishekë
4 hard disqe
8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.