Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar sot pas një aksioni “simbolik” ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik të UP-së.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”, thuhet në një komunikatë të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim..
“Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.
Sipas ORCA-s, nk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. “Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”.
“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës”, përfundon njoftimi i ORCA-s.