Duket se përgjegjësit e tragjedisë së 26 nëntorit po vihen para drejtësisë. Pas shoqërimit e arrestimit të 17 zyrtarëve, mësohet se janë arrestuar edhe pronarët e “Vila Palmës”, Dëshira Qato dhe Arben Qato.
Sipas informacioneve, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, në pranga ka rënë edhe Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’.
Bari në fjalë u bë lajmi kryesor në situatën post-tërmet pasi pronari kishte holluar kollonat për të pasur më shumë hapësirë për lokalin e tij e për rrjedhojë, pallati në Durrës u shemb totalisht.
Ndërkaq, newsbomb.al mëson në orën 11:30 Lorenc Shehu, drejtori i Policisë së Durrësit, do dalë në konferencë të jashtëzakonshme ku pritet të zbardhen e zyrtarizohen emrat e personave që tashmë do të kenë punë me drejtësinë.