Në Istog janë arrestuar dy persona, një burrë e një grua, të cilët akuzohen se kanë mashtruar një mërgimtar.
Raportohet se mërgimtari u kishte dërguar atyre rreth 5000 euro nga një shtet i huaj, si pjesë e një marrëveshje, ndërsa të dyshuarit duhet t’i gjenin atij një grua për t’u martuar. Por, sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.
Një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar me procedurë të rregullt.