Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në fshatin Shushicë, në Istog pasi që kishin vjedhur dru në mal.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ata kishin mbushur traktorin me gru teknik bredhi të prerë në mënyrë të paligjshme.
“Fshati Shushicë, Istog 21.01.2020-01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është duke drejtuar traktorin e tij në të cilin kishte të ngarkuar dru teknik bredhi të prerë në mënyrë të paligjshme. Traktori me masën drusore janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.