Vdes një person aksidentalisht në shtëpinë e të moshuarve në Istog

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vdekur në shtëpinë e të moshuarve në Istog.

Vdekja e viktimës erdhi si pasojë e pakujdesisë nga një person i cili kishte shtyrë derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve, të cilat e kanë goditur të ndjerin.

“Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme