Arrestohen dy persona në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Arrestohen dy persona në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Nën akuzat e aktit terrorist, dy personat e moshës 18 dhe 19 vjeçare, u arrestuan vetëm disa ditë pas vrasjes së gazetares 29 vjeçare në Londonderry të Irlandës veriore, e cila ishte duke mbikqyrur protestat të enjten mbrëma.

Policia është duke e trajtuar rastin si “incident terrorist” dhe dyshon se një grup i disidentëve republikan i quajtur IRA e Re të jetë përgjegjës për vrasjen.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se vrasja ishte “tronditëse dhe e pakuptimtë”.

“Zonja McKee ishte një gazetare që vdiq duke bërë punën e saj me kurajo të madhe”, shtoi kryeministrja May.

Disa pamje kanë shfaqur momentet e fundit të gazetares pasi u qëllua me armë zjarri si dhe të dyshuarit që kryen sulmin. Shërbimi policor i Irlandës deklaroi se një person qëlloi me armë zjarri drejtë policisë të enjten rreth orës 23:00.

McKee ka qenë redaktore në mediumin Mediagazer me bazë në Belfast.

Puna e saj si gazetare përfshinte raporte që shtjellonin dekadat e dhunës në Irlandën e Veriut dhe ajo ishte përshkruar si një yll në rritje i gazetarisë hulumtuese.

Të ngjashme