Policia në Skenderaj me datën 30 janar 2022, rreth orës 07:40 kishte pranuar informatën se në fshatin Kuqicë rojet e pyllit kanë problem me disa persona, policia ka dal në vendngjarje ku ka takuar ankuesit dhe dy persona të dyshuar, pasi të njëjtit i kanë kanosur dy personat zyrtar-rojet e pyllit në kryerje të detyrës, personat e dyshuar janë arrestuar.
“Të dyshuarit A.T., 21 vjeçar dhe E.T., 24 vjeçar janë arrestuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj. Pas procedurave të intervistimit të dyshuarit në fjalë, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’”, thuhet në njoftim.