Arrestohen dy persona në Vushtrri për vjedhje të pyllit

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në rajonin e Vushtrrisë ka realizuar dhe ekzekutuar urdhëresat e lëshuara nga gjykata.

“Dy urdhëresa e tilla janë realizuar dje me datë 18.01.2022, ku rreth orës 14:30, në Vushtrri janë ndaluar të dyshuarit Q.B., 30 vjeçar dhe E.M., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, ju kishte lëshuar urdhëresat ED.nr.26/2021 dhe Ed.nr.63/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit””, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme