Arrestohen dy persona për vjedhje dhe pengim të personit zyrtar

Prizren | 26 Jan 2017 | 16:06 | Nga

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona nën dyshimin për vjedhje dhe pengim të personit zyrtar, raporton Ekonomia Online.

Policia njofton se rreth orës 01:55 minuta, Stacioni Policor “Veriu” në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në Arbanë, një veturë është hapur duke përdor forcë me ç‘rast janë vjedhur radio kasetofoni dhe zmadhues të zërit në vlerë rreth 800 euro.

“Pas shpërndarjes së informacionit një patrullë policore dhe polici hetues kujdestar, pasi i kishin hetuar të dyshuarit, përpiqen t’i ndalojnë por pa sukses ngase shoferi i dyshuar me automjetin e tij të llojit “Opell Astra” tenton ta përplasë policin”, theksojnë zyrtarët policorë.

“Më pas, rreth orës 09:00, hetuesit kanë arritur t’i bien në gjurmë veturës së dyshuar dhe t’i arrestojnë të dyshuarit. Pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës është informuar prokurori i cili ka urdhëruar masën e arrestit policor. Vetura e dyshuar është sekuestruar.  Sipas bazës së të dhënave të policisë, të njëjtit janë recidivist të veprave penale”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme