Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 10:26 | Nga

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar dy persona B.H. 27 vjeçar, dhe U.B. 28 vjeçar, të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes se detyrës zyrtare.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policor kishin ndaluar të dyshuarit të cilët ndodheshin në një motoçikletë.

Dy të dyshuarit përveç mos përfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor duke iu shkaktuar lëndime trupore të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal, në Mitrovicë

Dy personat e dyshuar janë arrestuar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘ Sulm ndaj personave zyrtar ne kryerje të detyrës zyrtare’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme