Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 12:42 | Nga

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar mbrëmë nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, me ç’ rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i dyshuar ka vjedhur gjësende në vlerë 144 euro. Rast ky që është ndriçuar vetëm pak minuta pas raportimit, ku nga njësitet policore janë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

• A. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, në një fshat të Vushtrrisë, ku nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur dhe konfiskuar :
• Një armë e tipit Ecol special 99.

Rrjedha e hetimeve ka drejtuar hetuesit policor drejt një të dyshuari tjetër të mundshëm, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e veprës. Bëhet fjalë për të dyshuarin

• F. M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë.
Po ashtu tek i dyshuari F.M është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ekol special 99.

Personat e arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, që të dy ngarkohen me veprën Mbajtje me pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. Ndërkohë që ndaj të dyshuarit A.H është ngritur kallëzim penal edhe për vjedhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme