Policia gjermane arrestoi në Lagjen Magdenburg të qytetit Neue Neustadt shqiptarët Elton A. Dhe Paulo H.
Ata kishin hyrë ilegalisht në Gjermani dhe u kapën në dhomën e një emigranteje nga Guinea Bisau.
Policia u konfiskoi 24,4 Kg kanabis të cilësisë së lartë.
Dy shqiptarët u dërguan në gjykatë për marrjen e masës së sigurisë, ndërsa gruaja afrikane u lejua të qëndronte në banesë, sepse kishte me vete një fëmijë rreth 18 muajsh.