Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë për veprën penale “posedim i paautorizuar i subsatancave narkotike”

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë për veprën penale “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Sipas Policisë personave i janë gjetur 2.8 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 29.01.2023 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar te të cilët njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 2.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Të ngjashme