Policia e Kosovës, ka arrestuar dy të dyshuar për kanosje me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prishtinës të dyshuarit në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, kanë kanosur një person dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Të arrestuarit janë A.D 33 vjeçar dhe N.B 41 vjeçar.
Policia ka kofiskuar armën dhe disa fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person I dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targë Kosove ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi I ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit ;
● A. D, 33 vjeç, mashkull, shtetas I Republikës së Kosovës, si dhe
● N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas I Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar;
■ Një revole të tipit STEYR, L9-A1
■ Një karikator, si dhe
■ Tridhjetë e dy copë fishek
Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njejtin