Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull dhe një femër të dyshuar për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.
Sipas njoftimit të policisë të njëjtit pas obligimeve gjyqësore janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 11.03.2021-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar-e nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur. Të dyshuarit pas obligimit gjyqësore janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.