Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Graçanicë ka ndaluar një automjet, ku gjendeshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët kanë tentuar të largohen këmbë nga automjeti i tyre.
Gjatë ndjekjes një zyrtar policor dhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Në automjet janë gjetur disa kanistera dhe disa vegla pune që dyshohet se të njëjtit mundë të kenë kryer vjedhje.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.