Pas padisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit janë arrestuar.
Të njëjtit janë Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi, raporton KTV.
Dega e AAK-së në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme.