Arrestohet një personi kërkuar nga gjykata, sekuestrohet një armë zjarri

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës themelore në Prishtinë.

Hetuesit policor të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë -Lipjan, saktësisht në parkingun e një lokali.

Gjatë kontrollit, personit të dyshuar i janë gjetë dhe sekuestruar:

-një armë zjarri (pistoletë),

-një karikatorë me 9 fishekë,

-një thikë si dhe

– një lphone .

Personit të dyshuar:

A.A. mashkull, 24 vjeç,  me urdhër të prokurorit të shtetit i  është hapë rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti  bazuar në urdhëresën e gjykatës është  dërguar në qendër të paraburgimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme