Mbrëmë prapa hekurave kanë përfunduar edhe gjashtë persona të tjerë që ishin në kërkim për vrasjen e ndodhur në Reçicë të Vogël të Tetovës.
Personat e fundit të arrestuar nga ana e policisë janë: Nuredin Misini, Hajredin Misini, Florim Misini, Bashkim Misini, Mursel Misini dhe Driton Ferati.
Me ndalimet e mbrëmshme numri i të arrestuarve shkon në dhjetë, ndërsa mbeten ende në arrati edhe pesë persona të tjerë.
Policia informon se edhe arrestimi i këtyre të fundit tashmë është çështje orësh, por për shkak të hetimeve nuk jep më shumë detaje.