Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë janë përleshur me armë zjarri gjashtë persona.
Sipas policisë deri te përleshja ka ardhur si pasojë e një kontesti pronësor.
Njëri nga ta ka shtënë me armë duke qëlluar dy të dyshuar të cilët janë dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.