Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen gjashtë të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Han të Elezit

Arrestohen gjashtë të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Han të Elezit

Drejtoria rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë gjashtë të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në punishtet e kompanisë “Bechtel-Enka” muajve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit e arrestuar janë: K.T 35 vjeç ,N.K.30 vjeç,D.K.23 vjeç,M.K. 38 vjeç,E.R. 20 vjeç dhe H.L. 40 […]

Drejtoria rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë gjashtë të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në punishtet e kompanisë “Bechtel-Enka” muajve të fundit.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit e arrestuar janë: K.T 35 vjeç ,N.K.30 vjeç,D.K.23 vjeç,M.K. 38 vjeç,E.R. 20 vjeç dhe H.L. 40 vjeç.

“Sot hetuesit policorë kanë bërë kontrollimin e gjashtë lokacioneve të ndryshme në komunën e Hanit të Elezit ,ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

-400 litra derivate

-një bure e metaltë

-35 bidonë plastike për derivate

-pompa dhe gypa plastikë për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari

-si dhe një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngjashme