Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në kryeqytet të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale: prostitucion.
“Janë arrestuar katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra shqiptare, nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprën e prostitucionit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.