Të premten rreth orës 19:30 janë arrestuar katër persona (njëri prej tyre i mitur), pasi dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje.
Si pasojë e rrahjes, të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Klan Kosova.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e rritur janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa të miturit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë”.