Policia e Kosovës njofton se Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, pas kryerjes së hetime paraprake, sot kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin
e lokacioneve të të dyshuarve.
Në njoftimin e policisë thuhet se në kontrollet e disa lokacioneve janë arrestuar 4 të dyshuar për vepreën penale ”lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqëpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit”, të cilët pas intervistimit janë dërguar për mbajtje deri në 48 orë.
”Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione në rajonin e Ministrisë Jugu, ku janë gjetur e
sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme. Gjatë
operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar),
I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S.,
(viti i lindjes 2002, mashkull kosovar). Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuari të katër do të zhvillohet në procedurë të rregullt”.
Dyshohet se këta të dyshuar kanë keqpërdorë kartela bankare, duke siguruar në mënyrë
të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave
të ndryshme.