Arrestohen në Gjilan, persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan, Stacioni Policor Viti në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë javës që lamë pas kanë punuar intenzivisht në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykata.

Në kuadër të këtyre detyrave Stacioni Policor Viti vetëm javën e fundit kanë realizuar 12 urdhëresa penale të lëshuara nga gjykata themelore.

Personat e dënuar kanë bërë pagesën ose janë dërguar ne vuajtje te dënimit me burg, varësisht nga dënimet që kanë pas në bazë të urdhëresave gjyqësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Të ngjashme