Arrestohen në Morinë dy qytetarë të Kosovës, fshehën në bagazh të veturës një 17-vjeçare

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit të Shqipërisë, i kanë arrestuar dy qytetarë të Kosovës, të cilët në mënyrë ilegale, e kishin fshehur një vajzë 17-vjeçare në bagazhin e veturës së tyre.

Sipas policisë, vajza po ndihmohej nga të dyshuarit për ta kaluar kufirin ilegalisht. Nga verifikimet policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se vajza kishte tentuar edhe herave të tjera të futet në Shqipëri, por për shkak të moshës u ishte lejuar të hynte e pashoqëruar.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme