Policia e Kosovës ka arrestuar një toger dhe një noter në qytetin e Gjilanit pasi të njëjtin dyshohen për veprat penale, shpërdorim i detyrës zyrtare.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar arrestimin e tyre ndërsa ka thënë se u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raporton KTV.
Prokuroria Themelore në Gjilan thotë se lidhur më këtë rast priten edhe arrestime tjera të personave zyrtar, por edhe personave tjerë të involvuar.
Togeri i Policisë, Bulent Zenuni dhe noter Agim Syljemani sipas prokurorisë bënin pjesë në një grup kriminal dhe po hetoheshin tash e një kohë për shitblerje të pronave.