Dy persona janë arrestuar në rrugën “Xhemajl Mustafa” të Podujevës nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.
Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, të dyshuarve u janë konfiskuar 0.192 gramë marihuanë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.