Konfiskohen armë dhe marihuanë në Mitrovicë

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre, tek njëri janë gjetur dhe konfiskuar 16.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve të tjerë, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të ndryshme, katër fishekë të kalibrit 9 mm dhe tridhjetë e një fishkë të kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme