Llapi merr fitore dramatike në Klinë, vendos goli i Hetemit

Prishtinë | 06 Nën 2026 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

KF Llapi ka shënuar një fitore të madhe dhe dramatike në udhëtim kundër Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës, e cila u zhvillua sot.

Ndeshja u luajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe përfundoi 1-0.

Ndeshja u vendos në çastet e fundit, ku Rilind Hetemi shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, duke i siguruar Llapit tri pikë tejet të vlefshme.

Megjithëse vendasit e Dukagjinit dominuan statistikat e përgjithshme të ndeshjes, efikasiteti ishte në anën e skuadrës llapjane.

Me këtë fitore, Llapi shkon në tetë pikë, duke marrë vetëm fitoren e dytë sezonale (pas asaj ndaj Vushtrrisë).

Llapi i Tahir Batatinës është i nënti në tabelë, tri pikë më pak se Feronikeli ‘74, që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Dukagjini mbetet në 18 pikë.

Të ngjashme