Policia konfiskon armë dhe municion në Prevallë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe armë të mërkuren në Prevallë.

Sipas policisë, janë konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prevallë, Prizren, 06.04.2022 – 17:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme