Në Hong Kong janë arrestuar pesë adoleshentë, nën dyshimin se e kanë vrarë një 70-vjeçar duke e qëlluar me gurë, derisa po zhvilloheshin disa përleshje mes grupeve rivale.
Mbi të rinjtë nga 15 deri në 18-vjeç , rëndojnë akuzat për vrasje, derisa policia është duke i hetuar rrethanat e ngjarjes.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit të kaluar, kur demonstratat kundër qeverisë ishin në muajin e pestë, derisa shumë njerëz të pakënaqur kishin mbushur rrugët kryesore.
Derisa e kishin bllokuar trafikun, ata i thyenin edhe lokalet e bizneseve të ndryshme, që thuhej se e mbështesin qeverinë kineze.
Por, gjatë këtyre protestave, ka pasur përleshje edhe ndërmjet grupeve rivale, që kanë lënë shumë lëndime në mes tyre.
Mbrojtësit e rendit, kanë shikuar disa prej këtyre përleshjeve dhe gjetën se për vrasjen e një të moshuarit, ishin fajtorë pesë adoleshentë që hodhën gurë në drejtim të tij.
Nëpërmjet këtyre pretendimeve, drejtuesit e Hong Kongut po duan të tregojnë se gjatë demonstratave janë bërë edhe shumë shkelje të panevojshme dhe është shkaktuar dhunë në masë të madhe. /Telegrafi/