Arrestohen pesë persona për trafikim më qenie njerëzore

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 15:40 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Mitrovicës dhe të Prishtinës ka arrestuar pesë persona cilët dyshohet të kenë kryer vepra penale që ndërlidhën me “trafikim me qënie njerëzore dhe prostitucion”.

“Në rastin e parë Policia e Kosovës, me datën 14 shtator 2016, në rajonin e Mitrovicës, ka bërë arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’. Operacioni policor është realizuar pas një hetimi disamujor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku veprimtarinë e trafikimit personat e dyshuar e kryenin në bashkëpunim edhe me të dyshuarën femër shqiptare, e cila ende nuk është arrestuar, por identiteti i saj është i njohur për Policinë. Të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë: E. M lindur me 1998, E. M lindur me 1996 dhe L. S lindur me 1992 të gjithë këta shtetas të Kosovës.

Sipas policisë me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e arrestuar ndalohen për 48 orë. Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit në Kosovë.

Ndërsa siç bënë e ditur kumtesa e policisë thuhet se “Në rastin e dytë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në një lokacion të Prishtinës kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit. Personat e arrestuar në këtë rast janë H. D, lindur me 1961 dhe H. Q, lindur me 1944”.

“Pas intervistimit të të dyshuarve nga ana e hetuesve policorë të DHTQNJ-së këta të dyshuar me urdhër të gjykatësit kujdestar të divizionit për kundërvajtje janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme