Policia e Kosovës raporton se dje në rrugën “At Nik Prela” në Ferizaj, ka arrestuar dy të dyshuara nga Shqipëri,nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Arrestimi ka ndodhur pasdite, ndërkaq është ekzekutuar urdhëresa nga Gjykata Themelore në Ferizaj për “Blerje të simuluar të ndonjë sendi si dhe urdhër kontroll të një lokali”.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i ngritët fletëparaqitje për kundërvajtës, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, shkruan Policia.