Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, dje janë arrestuar tre të dyshuar, nën dyshimin se kanë kontrabanduar emigrantë dhe kanë falsifikuar dokumente.
“Gjatë kontrollit të njëjtit janë gjetur dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe po ashtu njëri nga të dyshuarit, ka rezultuar të jetë i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj”.
“Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.