Pesë djem të mitur më 9 prill janë dërguar në stacionin e Policisë pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë, afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe sasi e substancë narkotike.
“Pesë persona të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në stacion policor pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi”, thotë Policia.
Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.