Në Zvicër kapen 35 kilogramë drogë dhe 80 mijë franga, ka të arrestuar edhe nga Kosova

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar dje në Fribourg të Zvicrës, pasi dyshohen se janë të përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës.

Të dyshuarit që prangosën, sipas policisë kantonale të Fribourgut, përveç dy zviceranëve, janë edhe dy kosovarë të moshave 27 dhe 28 vjeç.

Gjatë aksionit të Policisë, janë gjetur dhe konfiskuar 35 kilogramë drogë dhe 80 mijë franga zvicerane (në euro mbi 77 mijë).

Blick raporton se hetimet lidhur me rastin ka zgjatur një vit dhe deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, kurse në Prokurorinë Publike janë proceduar 80 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme