Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes gjatë seancës

Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes gjatë seancës

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë seancës së sotme ku u shpallën fajtorë aktivistët e VV-së, janë arrestuar tre të tjerë. “Gjatë leximit të padrejtë, i cili e gjymton rëndë drejtësinë në Kosovë janë arrestuar aktivistët: Januz Shatri, Luan Hoti, Amir Kuqi të cilët e shprehën pakënaqësinë e […]

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë seancës së sotme ku u shpallën fajtorë aktivistët e VV-së, janë arrestuar tre të tjerë.

“Gjatë leximit të padrejtë, i cili e gjymton rëndë drejtësinë në Kosovë janë arrestuar aktivistët: Januz Shatri, Luan Hoti, Amir Kuqi të cilët e shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim që shpall fajtorë aktivistët: Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi.

Ata, sikur të gjithë që ishin aty prezentë, sikurse të gjithë që e kanë dëgjuar këtë lajm absurd, nuk pajtohen dhe do ta kërkojnë drejtësi. Kërkojmë lirimin e tyre dhe anulimin e proceseve të padrejta politike”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme