Janë arrestuar tre persona pasi që kanë sulmuar zyrtarët policor derisa janë kapur në flagrancë duke vjedhur.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë ku gjatë tentim vjedhjes kanë kanosur edhe punëtoren e lokalit.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal-market. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë kundërshtuar dhe sulmuar zyrtaret policor dhe kanë kanosur edhe punëtoren e lokalit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.